Një akrobat i huaj është filmuar në një nga kryqëzimet e lagjes nr.17 në Durrës, duke dhënë shfaqje në vijat e bardha.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, teksa ndizet drita e kuqe e semaforit për makinat dhe duhet të kalojnë këmbësoret, i riu ofron shfaqje duke përdorur tre thika.
Pasi pëfundon dhe ndizet drita jeshile, shoferë i dhurojnë para sipas dëshirës për shfaqjen që ai sapo dhuroi.





