Presidenti amerikan Joe Biden ka folur për rritjen e çmimit të naftës për qytetarët e vendit të tij. Ai tha se e di sa dhemb kjo gjë.

Biden theksoi se ndalimi i importeve të naftës ruse ishte gjëja e duhur që duhej bërë edhe pse dihej se kjo do të kishte një kosto të madhe nga pas.

Joe Biden tha se kompanitë amerikane të naftës po rrisin fitimet e tyre dhe tashmë duhet të prodhojnë akoma më shumë naftë.

Ai paralajmëroi se qytetarët do të përballen me tarifa akoma më të larta në rast se nuk e shfrytëzohet si duhet kjo situatë nga kompanitë.