Fedez doli sot nga spitali San Raffaele në Milano, ku u operua për një formë të rrallë të kancerit të pankreasit.

“Jam mirë”, iu përgjigj ai atyre që e pyesnin si është pas operacionit. Dhe shtoi: “Është bukur të dal nga spitali”.

Pasi shkoi drejt makinës me gruan e tij Chiara Ferragni, këngëtari përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit. Fedez ka qenë i shtruar në spital që prej 22 marsit. Pasi doli ai postoi dy foto me stafin mjekësor që e ndoqi dhe shkroi:

“Faleminderit juve që më keni shpëtuar jetën, që më keni shoqëruar dhe jeni kujdesur për këto ditë që nuk kanë qenë të lehta, por që nga ana tjetër më kanë dhënë një frymë të re për jetën. Faleminderit Prof. Falconi dhe gjithë stafit të tij të jashtëzakonshëm. Faleminderit të gjithë infermierëve në repart. Dhe falënderoj ju për humanizmin dhe mbështetjen e madhe që më keni dhënë. Dashuria është ilaçi më i fuqishëm. Kthehemi në shtëpi, kthehemi në jetë.”

Gjatë operacionit në pankreas, Fedez ka shpjeguar në një postim në Instagram se i është hequr një pjesë e organit. Reperi ka publikuar më parë edhe një foto ku shfaqej plaga pas operacionit (që zgjati 6 orë) dhe një tjetër që shpjegon në detaje operacionin.

Pranë tij gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar bashkëshortja Chiara Ferragni, e cila ka ndarë shpesh momente nga kjo eksperiencë e vështirë për ta.