Gjatë ditëve të fundit, reperi Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko ka qenë në krye të medieve rozë lidhur me një aktakuzë për mashtrim dhe për abuzim seksual vite më parë.
Moderatorja, Elita Rudi përmes një video të publikuar në rrjetin social “Instagram” ditën e sotme ka vendosur të “reagojë” lidhur me këtë ngjarje.
Ajo ka publikuar një video me Gjikon, ku shihen së bashku në makinë teksa i puth dorën. Pra, përmes kësaj video ajo tregoi publikisht se i beson bashkëshortit dhe kështu ka injoruar komentet negative ndaj çiftit.
Lidhur me këtë situatë më herët reagoi edhe vetë reperi. Ai mohoi t’i ketë premtuar dikujt karrierë dhe të ketë përdhunuar një mitur e aq më pak ta ketë droguar.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.
Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.
Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.