Një shpërthim dhe shembje ka ndodhur në një minierë në afërsi të qytetit Sokobanjë në Serbi. Për pasojë raportohet se kanë vdekur tetë minatorë dhe janë plagosur rreth 20 të tjerë.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Rodoljub Zhivadinoviç, tha për RTS se aksidenti ka qenë i madh. Ndërkohë mbetet i paqartë fati i disa minatorëve të tjerë, të cilët kanë mbetur të bllokuar.
Në total, kanë qenë 49 minatorë në turn. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Aleksinac tha se kanë marrë trajtim 18 minatorë por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
“Këtu gjendja është e vështirë, ka edhe të afërm, njerëzit janë të mërzitur. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë. Aleksinac dhe rrethina e tij janë të njohura për këtë, ka ndodhur edhe herë të tjera”, thotë drejtori i spitalit.





