Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë zyrtarisht burrë e grua.
Lajmin e ndanë me një album fotosh në Instagram ku të dy shfaqen me lule në duar jashtë zyrës së Njësisë Bashkiake ku janë celebruar.
“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, ka shkruar Dojna në postimin e bërë në profilin e saj.
Kujtojmë se pak javë më parë Dojna mori propozim për martesë, ndërsa më 8 mars na dha lajmin e bukur se ajo është në pritje të ëmbël.
Së shpejti Dojna dhe Vlashenti do të bëhen prindër të një djali.