Një tjetër qytet është nën pushtetin e tymit.

Vlora prej tre ditësh është e mbuluar nga tymi i djegies së mbeturinave.

Dhe në këtë rast, sipas bashkisë, zjarri është i qëllimshëm.

Pushteti vendor ende nuk ka marrë një masë dhe zëri i banorëve nuk dëgjohet prej ditësh.

15 km larg qytetit, në Sherishtë, po ngrihet një tjetër Landfill ku do të depozitohen mbetjet e Vlorës dhe Selenicës.

Kryeministri Rama gjatë inspektimit që bëri në tetor të vitit 2020 deklaroi se këtu do të ngrihet një impiant riciklimi për mbetjet e dy bashkive.