Meterologia, Lajda Porja është shprehur se ditët në vijim do të jenë gjithashtu të ftohta e me reshje shiu e dëbore.
Në një lidhje live për “Top Channel”, ajo tha se reshjet kanë qenë të përqendruara në zonat veriore dhe verilindore duke sjellë prurje të shumta në liqenin e Fierzës, Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat ishin të domosdoshme.
Sipas meteorologes, intensiteti do të jetë më i lartë në zonat veriore dhe verilindore.
“Zonat malore do të kenë një rënie të ndjeshme të temperaturave, për pasojë reshjet e borës do te jenë të pranishme gjatë mesnatës dhe mëngjesit.
Pjesa tjetër do të ketë reshje shiu por dita e nesërme do të sjellë një pakësim të tyre.
Fillimi i javës do të ketë një përmirësim të motit e cila do të zgjasë deri të enjten, ku sërish do të kemi një rikthim të vranësirave dhe reshjeve,”- shtoi Porja.