Një parashutë është rrëzuar mesditën e sotme në plazhin e Spillesë, ndërsa ende nuk ka të dhëna për situatën e parashutistit. Lajmin e ka bën të ditur abc news, që shprehet se parashuta mbante flamurin francez dhe është rrëzuar në zonën e plazhit, te Guri i Lëmuar.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor i Urgjencës Kombëtare dhe disa patrulla të kufirit në drejtorinë e Durrësit.
Gjendja shëndetësore e parashutistit nuk dihet ende, ndërsa patrulla e konstatoi në rreth 200 metra nga bregu i detit, në drejtim të zonës së Karpenit.