Moti i keq riktheu reshjet e dëborës në veri dhe verilindje paraditen e së dielës. Më të prekura ishin malësia e Shkodrës, por edhe juglindja me zonat malore të Korçës.

Sinoptikanët thonë se moti me reshje edhe pse jo intensive të vijojë deri më 10 prill. Reshjet pritet të ndikojnë edhe më tej në përmirësimin e situatës hidrike në hidrocentrale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në qarkun e Korçës ka pasur reshje të dobëta dëbore në lartësinë mbi 1400m shoqëruar me temperatura të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Sinoptikanët parashikojnë rritje të temperaturave. Sipas tyre, muaji prill parashikohet te mbyllet i lagësht, por i ngrohtë.