Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit, Pandeli Majkos, i cili ngeli jashtë parlamentit në zgjedhjet e 25 prillit.

Majko do të zërë vendin e ish deputetit Alqi Bllako në Kuvend, pasi ky i fundit është arrestuar nga SPAK për shkak të përfshirjes në afera korruptive të lidhura me inceneratorët.

KQZ vendos dhënien e mandatit të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alqi Bllakos për Pandeli Sotir Majkon. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.