Dhimbjet  e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet.

Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mund të keni ngrënë më parë.

Pjesërisht kjo është e vërtetë, ushqimet e rënda quhen të tilla sepse rëndojnë stomakun dhe sistemin tretës.

Sipas mjekëve ka disa ushqime të veçanta të cilat ndihmojnë në qetësimin e stomakut gjatë përjetimit të këtyre krizave.

Megjithëse e ngrëna mund të jetë gjëja e fundit që ju shkon në mendje për të qetësuar stomakun, AgroWeb.org ju tregon me një listë ushqimesh që do t’ju shpëtojnë nga dhimbjet.

Filloni me lëngje

Konsumoni shumë lëngje në mënyrë që stomaku juaj të fillojë të tresë më shpejt të gjithë ushqimin e konsumuar ose thjesht të qetësohet.

Këshillohen pijet që përmbajnë kripëra dhe minerale si lëngu i mishit, uji i kokosit apo supërat e thjeshta me perime.

Bananet

Bananet janë të lehta për tu tretur dhe përmbajnë një sasi të madhe kaliumi.

Ky mineral është i rëndësishëm pasi ndihmon stomakun të kalojë dhimbjet, ndjesitë e të përzierës dhe largon fryrjen.

Orizi

Orizi është një ndër ushqimet më të lehta për të qetësuar stomakun.

Bëni kujdes të zgjidhni gjithnjë oriz të bardhë nëse po përjetoni dhimbje stomaku, pasi orizi kaf dhe ai i ziu janë më të vështirë për t’u tretur.

Buka e thekur

Buka e thjeshtë e bardhë e thekur është e pasur me fibra dhe është një zgjidhje perfekte kundër stomakut të acaruar.

Tuli i mollës

Tuli i mollës është i lehtë për t’u tretur dhe përmban një mori vlerash e vitaminash.

Nëse vuani nga dhimbjet e stomakut dhe diarrhea, pak tull molle i shtypur do të jetë zgjidhja perfekte për të ndaluar të gjitha këto simptoma.

Bëni gjithnjë kujdes me racionet e ushqimeve që konsumoni dhe evitoni ushqimet që ju rëndojnë stomakun./AgroWeb.org