Policia ka zhvilluar një operacion antidroge në rrethin e Krujës ditën e sotme, ku u sekuestruan 900 fidanë kanabisi.
Bëhet me dije se operacioni është shtrirë në disa fshatra.
Në aksion kanë marrë pjesë efektivë të komisariatit të Krujës, punonjës të drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe disa grupe të FNSH.
Deri më tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që pritet një komunikatë zyrtare nga policia.





