Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë së Ankonës në Itali për posedim të lëndëve narkotike pas një hetimi disa ditor.
Sipas mediave vendase, gjatë arrestimit të riut ju gjetën 104 doza kokainë dhe 2 kg hashash si dhe 4 mijë euro para cash. Policisë italiane ju desh të merrte informacione të shumta pasi shqiptari nuk ishte resident në Itali dhe lëvizte me makina me qera.
Makina e dyshimtë u ndoq nga policia ku i riu u ndalua pak kilometra më vonë dhe iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm personal dhe automjeti, i cili rezultoi pozitiv, pasi në brendësi të veshjes së derës, agjentët gjetën 104 doza kokainë. Mes sendeve personale të tij, ka pasur edhe 4 mijë euro para cash që mendohet se janë të ardhurat e veprimtarisë së tregtimit dhe një fletë e shkruar me dorë që përmbledh veprimtarinë e paligjshme ku tregohej xhiroja prej 150 mijë eurosh, si dhe një peshore precize dhe material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike.
Sapo u zbulua adresa e përkohshme e shtëpisë, agjentët vazhduan të zgjeronin kontrollin edhe në nivel lokal dhe brenda dhomës, brenda nnë një raft gjetën gjithashtu gati dy kg hashash. Nisur nga dëshmitë, i riu u arrestua dhe me urdhër të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës dhe u vendos në burgun Montacuto.





