Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thuhet se janë martuar. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dyshja u arratis në një kishëz në Las Vegas pasi morën pjesë në ceremoninë e 64-t të çmimeve Grammy. Kardashian dhe Barker i thanë “po” njëri-tjetrit në privatësi të plotë.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë dasma e vetme e çiftit të famshëm. Do të ketë dhe disa festime të tjera që do të bëjnë shumë bujë. Kardashian dhe Barker u fejuan me një propozim buzë detit në Tetor 2021, nëntë muaj pasi konfirmuan lidhjen.
Kourtney dhe Travis nuk janë të vetmit të famshëm që janë martuar fshehurazi. Kjo është martesa e parë për Kourtney-n megjithëse ka tre fëmijë me ish-in, Scott Disick. Ndërkohë, Barker ka qenë i martuar dy herë më parë dhe ka dy fëmijë.