Autoritetet franceze kanë shtrënguar masat kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri i vendit Jean Castex, i cili njoftoi sot në një konferencë shtypi se ndalimi i lëvizjes do të jetë që nga ora 18:00 pasdite, që tashmë është në fuqi në 25 rajone, e do të shtrihet në të gjithë Francën nga kjo e shtunë. Deri më tani ora policore në këtë vend niste në 20.00.
“Në të gjithë vendin, ndalimi i trafikut do të hyjë në fuqi nga ora 18:00 pasdite, nga kjo e shtunë dhe për të paktën 15 ditë”, tha ai.
“Të gjitha dyqanet ose shërbimet që janë të hapura për publikun do të mbyllen në orën 18:00 pasdite”, tha Jean Castex
Përgjegjës për mbikqyrjen dhe respektimin e masave do të jetë Ministria e Brendshme. Ndërkaq, bëhet me dije se shkollat do të jenë të hapura dhe mësimi do të vijoj normalisht.