Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të aleancës së sigurisë janë mbledhur pasditen e sotme.

“Ne nuk kemi parë asnjë shenjë që tregon se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar”,-tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm tha se NATO duhet të mbështesë Ukrainën, të mbajë sanksionet ndaj Rusisë dhe të forcojë mbrojtjen dhe parandalimin e saj.

Ai thotë se konflikti mund të zgjasë një kohë të gjatë “dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”.