Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë, ku Betim Kastrati u gjet i vdekur brenda në mjet, në aksin Lushnjë-Fier.

Kastrati kishte shkuar në Fier për të biseduar me kunatën e tij, për të rregulluar marrëdhëniet me bashkëshorten me të cilën ishte në proces divorci e që jetonin në dy vende të ndryshme.

38-vjecari nuk kishte mundur ta takonte motrën e bashkëshortes. Mësohet se marrëdhënia mes çiftit ka qenë e acaruar kohët e fundit, madje bashkëshortja ishte pajisur pak kohë më parë edhe me urdhër-mbrojtjeje.

Prokuroria është duke hetuar dhe parë me imtësi të gjitha lëvizjet e 38-vjeçarit, ditë përpara ngjarjes, duke u bazuar edhe në bisedat e tij telefonike dhe kontaktet me persona të tjerë së fundmi.