Gripi i pulave ka mbërritur edhe në  qarkun e Shkodrës.

Rasti i parë është zbuluar rreth 1 javë më parë në njësinë administrative të Dajçit, në Shkodër por është mbajtur i fshehtë.

Pulat janë identifikuar në banesën e një fshatari. Fillimisht ato janë groposur e më pas janë kryer edhe analizat të cilat treguan se janë pozitive.

Rasti në fjalë është pranuar zyrtarisht nga prefektja Majlinda Angoni, gjatë një takimi për këtë çështje.