Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 46-vjeçar, pasi ka kanosur dhe goditur një avokat në zyrën e tij.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.”, tha polica.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.