Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët është gjetur pas disa orësh kërkime.

Ajo është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje në lidhje me largimin e saj nga banesa.

34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të vegjël u denoncua e zhdukur nga bashkëshorti i saj. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:

Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.