Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, ku një autobus ka përplasur një 12-vjeçar.

Mësohet se i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.04.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.