Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites. Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqerojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior –Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.