Policia e Tiranës bën me dije se janë finalizuar me sukses 2 operacione të koduara, ‘Bills’ dhe ‘Trick’.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve Blerim Kamberaj, 37 vjeçe dhe Roland Kamberaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online.

Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Tiranë-Informacion-

Operacioni policor i koduar “Trick”, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve B. K., 37 vjeçe dhe R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.