Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në subjektin në pronësi të tij janë gjetur 400 shishe me verë, që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bills” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Xh., 65 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 400 shishe me verë, që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





