Një 47-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Mësohet se ai është qëlluar me sende të forta nga një 49-vjeçar, për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin F. A., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen nr. 3, Pogradec, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin L. D. 47 vjeç, banues në Pogradec, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“, njofton policia.





