Florjan Binaj dhe Sadina kanë mbushur 18 vite martesë. Çifti janë prindër të tre fëmijëve, Krena, Glauk dhe Vjosa.
Gjithnjë në dukje çifti ideal, Sadina ka zgjedhur sot ta urojë partnerin e saj me fjalët më të ëmbla.
“Sot sot 18 vite më parë u kapëm dorë për dore për të ecur në rrugën e jetës bashkë. Kemi kaluar ditë të bukura, të paharruara, momente të vështira, kemi qarë e qeshur bashkë, në të mirë e në të keqe bashkë.
Faleminderit që je kështu siç je, një njeri me zemër të madhe e të veçantë, një njeri me zemër qelibar! Faleminderit që çdo ditë të jetës time më fal dashuri, ngrohtësi!
Faleminderit që më bën të lumtur dhe kur dua të qaj! Faleminderit që je mburoja jonë! Të duam pafund, Sadina, Krena, Glauk dhe Vjosa zë’ëmbla,” – shkroi ajo në Instagramin e saj bashkangjitur me një foto të gjithë familjes.