Më shumë se 200 fashikuj, ka administruar SPAK në dosjen hetimore për 34 efektivët e policisë të vënë nën akuzë nga spak për akuza të ndryshme që nisin nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, apo edhe lejimi i kalimit të sendeve të paligjshme në kufi. Nga hetimet autoritetet kanë dalë në përfundim se efektivët e policisë së pikës kufitare morinë i merrnin shuma montera personave të ndryshme që hynin në territorin e kosovës.

Sipas SPAK ata i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim, ku sipas burimeve policët merrnin 10-100 euro personave që kishin sende te paligjshme apo nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin. Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë i bashkonin lëkët bashkë dhe në fund i ndanin ato në mënyrë të barabartë mes tyre. Ky fakt sipas SPAK, është i provuar nga fotot dhe videot që autoritetet kanë sekuestruar përgjatë veprimeve hetimore.

Njoftimi i Plotë:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj 16 punonjësve të policisë:
1. Inspektor A.K., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
2. Inspektor F.I., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
3. Inspektor R.D., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
4. Inspektor A.G., me detyrë Nd/Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
5. Inspektor B.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
6. Inspektor Y.H., me detyrë Nd/Specialist Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim (i shpallur në kërkim);
7. Inspektor V.N., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
8. Inspektor U.L.(E.), me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
9. Inspektor M.C., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
10. Inspektor K.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11. Inspektor F.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
12. Inspektor A.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
13. Nënkomisar H.Sh., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
14. Nënkomisar E.A., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, , si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
15. Nënkomisar A.H., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
16. Komisar L.S., me detyrë Shef i Stacionit të PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 12 punonjësve të policisë:
1. Inspektor S.I., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin Rajonal të Kufirit Dibër me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
2. Nënkomisar Sh.C., me detyrë Specialist i Emigracionit në DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
3. Nënkomisar A.J., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në DVP Kukës, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
4. Inspektore V.S., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
5. Inspektor G.D., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
6. Inspektore Xh.M., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
7. Inspektore R.L., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
8. Inspektore M.Sh., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
9. Inspektor H.H., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
10. Inspektor E.U., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11. Inspektore E.T., me detyrë Kontrollore në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
12. Inspektor D.B., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë:
1. Inspektor S.O., me detyrë Kontrollor në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
2. Inspektor A.T., me detyrë Trup Shërbimi në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
3. Nënkomisar A.Rr., me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Morinë, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
4. Drejtues F.K., me detyrë Drejtor i DRKM Kukës, me masë të sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 2 shtetasve:
1. Shtetasi Xh.E., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
2. Shtetasi K.S., me masë të sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.