Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e mistershme e sekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku.

Gazetari Arsen Rusta e konsideron si histori rozë, duke i hequr kështu mundësinë e një pengmarrjeje apo kërcënimi tjetër për shkak të detyrës.

“Është një histori rozë më problemet e saj. Pastaj kriminalitet, pengmarrje nuk mund të ndodh në Shqipëri aq më tepër në pozicionin që ka ajo.

Nuk besoj që lidhet me anën profesionale dhe për shkak të detyrës. Unë besoj shumë që kjo çështje të mbyllet aty“- tha Rusta.

Kujtojmë se Marku u zhduk papritur nga shtëpia dhe bashkëshorti i saj bëri kallëzim në polici.