Një shqiptare ka rrëfyer ngjarjen më të rëndë që ka kaluar në jetë. Aurora Biba Bertolucci rrëfeu se ishte 10 vjeçe kur u përdhunua nga dy minatorë që hanin bukë në shtëpinë e saj.
Ajo tha se nuk e ka treguar për 18 vite ngjarjen pasi e kanë kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme se do t’i vrisnin babanë.
“Nuk ia tregova askujt, se më kërcënoi se do të vras babin edhe kisha frikë se nuk do të më besonte kush. E kam fshehur për 18 vite,”- u shpreh Aurora.
Më pas ajo shtoi se tezja e ka detyruar të tregonte pasi kishte shkuar në Itali.
Pas ngjarjes ajo tregoi se asnjë vend nuk i dukej më i sigurt, madje as shtëpia e saj, pasi kjo ngjarje i ka lënë pasoja të mëdha psikologjike.





