Vanessa Hudgens ka thënë se mund të flasë me shpirtrat, duke treguar se prej vitesh “shikon dhe dëgjon gjëra”.

E ftuar në një studio televizive, ajo tha se ka folur me shpirtrat që kur ishte 8 vjeçe.

Sipas mediave të huaja, 33-vjeçarja tha ndër të tjera se disa më parë ajo ka parë një fantazmë.

Sipas saj, gjatë xhirimeve të një filmi në Karolinën e Veriut ajo dëgjoi disa gjëra të çuditshme dhe ndoqi “zërin” për 10 minuta, mirëpo nuk arriti të shihte asgjë brenda ndërtesës që ndodhej dhe për këtë arsye mendon se mund të ketë qenë një fantazmë.