Aktori i njohur Will Smith është pezulluar për 10 vite nga Oscar.
Ndonëse ka kërkuar falje për shuplakën e tij ndaj komedianit pas komentit të këtij të fundit ndaj Jada Smith për rënien e flokëve, Akademia e ka cilësuar të papranueshme sjelljen e aktorit Will Smith.
Më pak se një orë më vonë pas shuplakës, atij iu dha çmimi i aktorit më të mirë për rolin e tij në “King Richard”, ku luajti babain e yjeve të tenisit Venus dhe Serena ëilliams.
Në një deklaratë, Akademia tha se çmimet Oscar ishin të habitur nga sjellja e papranueshme e Smith. Ndërkohë që në deklaratën e tij të tërheqjes së çmimit, Smith tha se kishte tradhtuar besimin e Akademisë dhe ishte zemërthyer për veprimet e tij.





