Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike, të cilat do të sjellin deri në orët e mesditës dhe pasdites, mbizotërim të kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave.
Por, në orët në vijim, parashikohet që në territorin shqiptar vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe natës të jemi në dominimin e vranësirave të shumta.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë celsius deri në 21 gradë celsius.