Gentian Zenelaj ka folur si rrallë herë për jetën e tij private dhe ka rrëfyer periudhën më të vështirë që ka kaluar me bashkëshorten e tij, Aidën.
Ai ishte i ftuar në “Glamour Zone” ku u pyet për momentin më të vështirë që ka kaluar kur ka qenë i lidhur me bashkëshorten e tij.
Ai tha se ka pasur një periudhë 4-mujore ku ai qëndronte në Lezhë dhe bashkëshortja në Gjirokastër.
Aktori shprehu se asokohe nuk kishte celularë dhe komunikimin mes tyre e kanë mbajtur nëpërmjet postës, duke i cilësuar këto katë muaj si muaj “të tmerrshëm.”
“Ditët kur ne morëm diplomat në dorë, që ajo iku në Gjirokastër dhe unë në Lezhë pati një… Se nuk është si sot që ti hap celularin dhe si shkruan diçka “zemër ku je”.
E mbajtëm me postë, rroftë Posta Shqiptare (qesh). Atëhere shkoje në postë i jepje numrin centralistes dhe fuste fishën (qesh).
U bë e padurueshme situata! Rrija në postë, fol në telefon. Pastaj ajo akoma nuk i kishte thënë gjë prindërve.
Deri sa i bëra një telefonatë dhe i thashë: “Përgatitu, se do vij të marr.” Kanë qenë 4 muaj të tmerrshëm.”– tha ai.
Gentian Zenelaj është prej vitesh i martuar me bashkëshorten e tij Aidën, me të cilën ka dy fëmijë, Danielin dhe Arias.