Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të vijojnë të rriten edhe me 40% gjatë këtij mandati, teksa nënvizoi se autonomia spitalore do të eleminojë abuzimet në sistemin shëndetësor.

“63% janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Do të vijojmë ti rrisim pagat edhe këtë vit për mjekët dhe infermierët duke filluar nga 1 korriku, pavarësisht vështirësive ne do ta çojmë deri ne fund zotimin tone dhe brenda këtij mandati do të rriten deri ne 40% dhe nuk do të ndalemi ketu sepse Autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin e sistemit spitalor do të mundësojë që stafet tona do të  paguhen sipas performancës.

Por ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve. Autonomia spitalore është praktika që do të coj në eleminimin e çdo abuzimi në sistemin shëndetësor”, theksoi Manastirliu para nisjes së Kongresit të PS.