Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike “Moderna”, Stephane Bancel ka deklaruar se koronavirusi të jetë këtu përgjithmonë.
Shumë zyrtarë shëndetësorë thonë se ekzistojnë gjasa të mëdha që COVID-19 të jetë një sëmundje endemike, pra do të jetë përgjithmonë e pranishme, por sigurisht në nivele më të ulëta të infeksionit sesa është sot.
Gjatë një konference të organizuar në organizatën JPMorgan, drejtori i Moderna që prodhon vaksinën kundër koronavirusit, ka thënë se “SARS-CoV-2 nuk do të shkojë në asnjë vend.
“Do të jetojmë më këtë virus, mendoj përgjithmonë”, ka thënë Bancel shkruan CNBC.
Shkencëtarët vazhdimisht po përcjellin situatën sa i përket shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, me qëllim që mund të ketë prodhim sa më të madh të vaksinave. Ndryshe Agjencia Evropiane për Barna, ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga kompania Moderna.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së Moderna tek personat që janë në moshën mbi 18 vjet. Ajo është treguar mbi 94.1% efekte dhe është bërë vaksina e dytë kundër COVID-19, që EMA e ka rekomanduar për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian.