Dy fitore radhazi për Partizanin dhe tashmë të kuqtë e shohin veten në vendin e katërt, 4 pikë larg vendit të tretë, pozicion që të çon në Evropë. Të besuarit e Dritan Mehmetit përmbysën 3-1 Teutën në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.
Ishin miqtë durrsakë ata që kaluan në avantazh në minutën e 27-të me anë të Ivanov, teksa gjeti kohën e duhur me kokë, duke bërë të pavlefshme daljen e portierit Hoxha.
Por Skuka në limitin e pjesës së parë gjeti golin e barazimit. Në fillim u dha pozicion jashtë loje, por pasi u rishikua nga VAR, u pa se pozicioni i sulmuesit dibran ishte i rregullt sepse topin ia kishte pasur një lojtar i Teutës. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në të dytën ishte Bitri ai që realizon në minutën e 53-të. Qendërmbrojtësi beratas u zhyt me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit mik. Partizani mbron këtë përmbysje deri në fund, madje shënon edhe golin e tretë.