Probleme të shumta mund të shfaqen tek njerëzit që nuk bëjnë gjumë të rregullt. Nga mungesa e përqendrimit, tek humbja e oreksit dhe fenomene të tjera, gjumi i çrregullt nuk i bën mirë organizmit. Ekspertët zbuluan gjithashtu se njerëzit që flenë më pak se 6 orë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin e tipit 2.
Studimi u krye në Universitetin e Bristolit dhe përfshiu gjithsej 336.999 pjesëmarrës të cilët iu përgjigjën pyetjeve që kishin të bënin me gjumin e tyre, por edhe të cilëve u matën nivelet e sheqerit në gjak. Ata janë pyetur nëse kanë probleme me gjumin dhe nëse zgjohen gjatë natës, si dhe se sa orë flenë çdo natë.
Hulumtimet kanë treguar se ata që luftojnë të bien në gjumë kishin nivele më të larta të sheqerit në gjak sesa ata që kishin gjumë të rregullt. Ata zbuluan se 28 %e njerëzve të anketuar kishin pagjumësi. Studimi tregoi se trajtimi i pagjumësisë mund të shkaktojë një rënie të niveleve të sheqerit në gjak.