Vendi ynë është përfshirë sot nga reshje të shumta shiu duke sjellë rënie të temperaturave në pjesën më të madhe të tij.
E njëjta situatë pritet të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme kur temperaturat priten të zbresin deri në tre gradë në vlerat minimale.
Ndërkohë ditën e nesërme do të rikthehen sërish masat e qëndrueshme me mot me diell në të gjithë territorin e vendit.
Vlera maksimale të temperaturave të ajrit pritet të arrijnë deri në 20 gradë. E njëjta situatë atmosferike pritet gjatë gjithë javës në vijim me një mot tipik pranveror.