Autoriteti i Veterinarisë e Inspektoriati Mjedisor ka mbërritur në Shëngjin, ku bregdeti i “Ranës së Hedhun” është mbushur me pula të ngordhura.
Specialistët kanë nisur punën për të verifikuar sesi pulat e ngordhura kanë përfunduar në vijën bregdetare të Shëngjinit.
Gjithashtu specialistët do të bëjnë pastrimin e zonës nga pulat e ngordhura, të cilat më pas do të groposen sipas protokolleve.