Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin Olaf Scholz.

Zelensky bën me dije se gjatë kësaj bisede kanë diskutuar për sanksionet e reja ndaj Rusisë, si edhe mbrojtjen dhe mbështetjen financiare për Ukrainën.

“Patëm një bisedë telefonike me Olaf Scholz. Theksuam se të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të identifikohen dhe ndëshkohen”, ka thënë ai.