Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të mbeten të ulëta. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja nga 442 testime të kryera në total, teksa në Durrës nuk u regjistrua asnjë rast i ri.
Në të gjithë vendin janë 385 pacientë aktivë me COVID-19. Fatkeqësisht, gjatë orëve të fundit ka ndërruar jetë një qytetar.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.
APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak.
Janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lushnja 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Prill 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 442
Testime totale 1,786,721
Raste pozitive 274,219
Raste të shëruara 270,341
Raste Aktive 385
Humbje jete 3,493
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 221
Fier 43
Vlorë 42
Elbasan 21
Korçë 17
Berat 14
Gjirokastër 8
Durrës 7
Shkodër 7
Lezhë 3
Kukës 2