Goditet me mjete te forta kancelari i gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi.

Mësohet se Kacelari është qëlluar sapo ka hyrë në lagjen muzeale, fill pasi ishte çuar nga një kafe pranë Drejtorisë së Policisë.

Bëhet me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona ende të pa identifikuar. Ai ndodhet i plagosur në spitalin e Elbasanit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorit ose autorëve.