Një aksident i rëndë ndodhi në Itali, ku një shqiptar nga Durrësi humbi jetën në një aksident rrugor.
Mësohet se Lorenc Beqari ishtë nisur për të takuar të dashurën e tij, kur makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga e për pasojë ai humbi jetën.
Vëllai i viktimës Orges Beqari ka folur për mediat italiane, ku ka treguar rrugëtimin e tyre në Ravenna, 30 vite më parë.
Orgesi tha se mbërritën me një varkë që u nis nga Shqipëria ne vitin 1991 ndërsa shtonte se ai ishte më i miri.
“Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë. Ne mbërritëm në Ravenna 30 vjet më parë, në vitin ‘91, me një varkë që u nis nga Shqipëria, nuk dua ta kujtoj. Ai ishte më i miri nga të gjithë, një njeri i mirë. Tani do fillonte një punë të re. Më parë ka punuar me vëllanë tim, Gentianin që ka një firmë dhe bënte punë të ndryshme, deri edhe bojaxhi shtëpish. Tani duhej të fillonte të drejtonte furgonat para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur. Edhe e dashura e tij, Sandra. Djali i saj erdhi të më takojë sot, tha se mami nuk është mirë. Kur dëgjoi lajmin, u sëmur. Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forli. Ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin. Të gjithëve do na mungojë shumë”, tha ai për mediat italiane.