Në jo pak raste, në media është ngritur shqetësimi për ndërhyrjen në kohë të makinave të zjarrfikëses në rrugicat e ngushta të Durrësit.
Rasti më i fundit ishte mesditën e sotme, ku një mjet i zjarrfikëses ndërhyri për të fikur zjarrin e rënë në bodrumin e një shtëpie private, në lagjen nr.4 të qytetit.
Siç duket qartë edhe nga fotot që “DurrësLajm” po publikon, ka qenë i vështirë manovrimi i makinës, mes morisë së ndërtimeve shumë pranë njëra-tjetrës.
Fatmirësisht flakët u vunë shumë shpejt nën kontroll, por në raste më kritike, pasojat mund të jenë shumë herë më të mëdha.






