Deputeti demokrat Edi Paloka është ndalur të flasë për gazetarët, ndërkohë që në selinë e PD po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar, e shoqëruar me debate të shumta mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.
Ai ka sulmuar kryetarin e Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibejan, teksa paralajëmron ehde shkarkimin e këtij të fundit, pasi sipas tij, Alibeaj punon për axhendën e Edi Ramës.
“Enkelejd Alibeaj vjen të flasë gjoja për bashkimin, ka parashikuar në axhendë bashkimin, dhe e fillon mbledhjen e Grupit me axhenden e Edi Ramës në Kongresin e PS-së. Vjen e flet për deputetët e përjashtuar, na tregon se Sali Berisha është përjashtuar.
Enkelejd Alibeaj ka shkelur të gjithë parametrat që i lejohen një kryetari grupi. Ai s’mund të jetë një kryetar grupi, është larguar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit njësoj si strukturat e tjera. E kemi pranuar për të mos krijuar përçarje dhe jemi ne që pas 6 Marsit kemi bërë thirrje për bashkim. PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit.
Për fat të keq është një grup prej 2-3 deputetësh që ndjekin axhendën Basha-Rama. Të gjithë deputetët e tjerë kërkojnë bashkim dhe normalizim të marrëdhënieve në Partinë Demokratike.
Pa pasur asnjë tagër, ka bërë një numër të madh emërimesh që i takojnë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ka arritur deri aty sa në qarkun e Gjirokastër ka emëruar një sekretar. Do e shkarkojmë Alibeajn, ai punon për axhendën e Edi Ramës”, tha Paloka.





