Kujdesi për veten, për shkak të angazhimeve në karrierë apo të qenurit një nënë dhe kryefamiljare, në ritmet e shpejta të kohëve moderne, ndonjëherë lihet pas dore.
Por sot, më shumë së asnjëherë, pamja e jashtme duket se plotëson profilin e një gruaje, dhe përcakton statusin në shoqëri.
Qëndrat estetike për shumëkënd janë një oaz qetësie, një mënyrë e mirë për të kaluar kohën, teksa profesionistët kujdesen për ty.
Valbona Berberi, është pronarja e “Vales”, qendra më e re e kujdesit për vete në qytet. Ajo ka mbi 15 vite eksperiencë jashtë dhe brenda vendit.
Për “DurrësLajm” ajo tregon se si e ka konceptuar biznesin e saj dhe sa përshtat shkojnë çmimet e shërbimeve me të ardhurat e klientëve, edhe pse për të, drejtimi i një biznesi të tillë në qytet nuk ka qenë e thjeshtë.
Valbona rrëfen se çdo biznes ka uljet dhe ngritjet e veta, por puna e bërë me pasion të çon përpara për të përballuar çdo problematik.
Pyetur se cilat janë shërbimet më të kërkuara nga zonjat, Valbona rendit pedikyrin kurativ, trajtimet e fytyrës dhe masazhet, sepse sipas saj, tashmë klientet nuk shikojnë vetëm anën estetike, por edhe atë kurative.
E para presoterapi që vjen në Shqipëri, për trajtimin në pjesën e syve gjendet në këtë qendër estetike, por surpriza është se për të mësuar një masazh të ri, Valbonës i është dashur të shkoj deri në Brazil.
Mesa duket mjafton të kesh kohën dhe një buxhet të përshatshëm, sepse shërbimet nuk mungojnë as në Durrës.





