Një 55-vjeçar me emrin Gjergj Kovaçi është gjetur i vdekur ditën e sotme në Korçë brenda banesës së tij.

Mësohet se i ndjeri jetonte vetëm dhe fqinjët kanë zbuluar vdekjen e tij.

Sipas informacionit zyrtar të publikuar nga policia, 55-vjeçari kishte probleme të tjera shëndetësore që dyshohet se mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.