Rihanna dhe ASAP Rocky nuk e kishin aspak të planifikuar të bëheshin me fëmijë. Në kopertinën e Vogue, këngëtarja bëri disa rrëfime ekskluzive.

“Nuk do të thosha se po planifikonim [të krijonim një familje]”, tha këngëtarja, “Por sigurisht që nuk ishin as kundër. Nuk e di kur kam ovulacion apo gjëra të tilla. Ne thjesht u argëtuam. Dhe më pas doli aty në test.”

Riri tha se nuk humbi fare kohë për t’ia treguar lajmin partnerit të saj, reperit A$AP Rocky:

“E thirra brenda dhe ia tregova. Më pas shkova te mjeku mëngjesin tjetër dhe nisi udhëtimi ynë.”

Ndërsa gjithmonë mendonte se do të martohej para se të kishte një fëmijë, ajo rrëfeu:

“Kush dreqin thotë se duhet të jetë kështu? Sigurisht që nuk do të lejoj që kjo të më pengojë të jem nënë. Fëmija do të më mësojë më shumë seç mund t’i mësoj ndonjëherë. Dhe unë dua që ta shoh në këtë botë, kush do të jetë, kush do të bëhet. Sepse unë jam këtu vetëm për ta mbajtur në shina – një pasagjer, po aq sa shoferi.”

Ndërsa Rihanna është ende në pritje të ëmbël, ajo është e vetëdijshme për mundësinë e depresionit pas lindjes.

“A do të ndihem jashtë kontrollit emocionalisht?” pyeti ajo. “Këto janë historitë që dëgjoj nga gra të tjera që më trembin.”

Tani për tani, ylli i muzikës po fokusohet në periudhën e shtatzënisë, duke treguar sa shumë argëtohet duke u veshur dhe duke ekspozuar barkun e saj.