Ky automjet Mercedes-Benz është përdorur nga atentatorët për të vrarë Nazmi Bandulën në Shkodër një ditë më parë.
Automjeti Benz është me targa të vjedhura AA 208 ZS, të cilat i përkasin një automjeti Toyota në pronësi të një gruaje, raporton “Klan”.
Autorët kanë qëlluar me armë nga kjo makinë në lëvizje mëngjesin e së martës në lagjen “Rus” të Shkodrës, duke lënë të vrarë në vend 55-vjeçarin Nazmi Bandula.
Ky i fundit ka qenë duke pirë kafe në lokalin pranë shtëpisë, por sapo pa armën tentoi të largohej me vrap, por nuk mundi të shpëtonte. Ai u qëllua me 6 plumba dhe mbeti i vdekur.
Sa i përket autorëve, ata janë larguar në drejtim të paditur, teksa hetuesit vijojnë punën për të rënë në gjurmët e tyre.





